Emina Çunmulaj do jetë e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin” këtë të shtunë, shkruan GazetaBlic.

Ajo do rrëfejë shumë nga jeta e saj që ka bërë përpara në fshatin e saj,e deri tani si miliardere në Amerikë.

“Ju jeni katunare?”, i thotë Ermali, dhe ajo tregon se si milte lopët dikur në fshat.

“Po, zgjohesha në mëngjes mjelja lopët.

Kur isha nën lopë mendoja se a do vijë ajo ditë që do të iki e mos t’ja nijë erën këtyre lopëve”, është shprehur Emina në Xing.