Adelina Tahiri vetëm një vit më parë kurorëzoi martesën me me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov.

Ata gjithashtu kanë edhe një fëmijë të vogël të quajtur Jon.

Këngëtarja bukuroshe pavarësisht rolit të saj si nënë dhe preokupimeve në karrierë, nuk harron që herë pas here të qëndrojë në kontakt me ndjekësit e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar një video live, ku i është përgjigjur pyetjeve të
shumta nga fansat.

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur Adelinën për syzet që mbante veshur dhe këngëtarja ka zbuluar se ia ka bërë dhuratë bashkëshorti për festën e të dashuruarve dhe se janë të markës “Tom Ford”.

Me një kërkim shumë të thjeshtë në “Google” zbuluam se syzet në fjalë janë modeli i fundit i markës luksoze dhe kushtojnë plot 495 dollarë.

SHPËRNDAJE