Linda Halimi me ardhjen e vajzës ka menduar të blejë edhe një shtëpi të re, të cilën do e gëzojnë tashmë si një familje.

Vetëm para pak javësh u bë i bujshëm lajmi i shtatzënisë së fshehtë të këngëtares Linda Halimi, dhe ardhja në jetë e vajzës së saj Kaimana.

Ajo prej kohësh është e martuar me partnerin e saj Davon Edwards.

Davon ndau me ndjekësit lajmin e lindjes së vajzës dhe çifti ndau disa foto duke treguar se ndiheshin pafundësisht të lumtur.

Mirëpo ato paskan blerë një vilë luksoze në SHBA, të cilën Davon e ka ndarë në profilin e tij në rrjete sociale, me ndjekësit.

Linda ka ndarë dhe më para foto me pamje nga kjo vilë, dhe mesa duket paska qenë një projekt i mirëmenduar që më në fund e realizuan.

SHPËRNDAJE