Mbrëmjen e kaluar, Shqipëria u kualifikua në finalen e “Eurovision-it” që u mbajt në Tel Aviv, në Izrael.

Jonida Maliqi shkëlqeu me performancën e saj, duke marrë duartrokitje të mëdha nga publiku.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron vitin e kaluar në Eurovision, bëri gjestin e bukur për këngëtaren shqiptare.

Jonida ishte e vetmja që ajo publikoi në Instastory për t’a mbështetur në këtë festival dhe krahas fotos së Jonidës, Eleni shkroi emrin e Shqipërisë, duke i bashkëngjitur një zemër të kuqe dhe një flamur shqiptar.

SHPËRNDAJE