Humoristi i njohur, Rasim Thaçi – Cima ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Prishtinës në vitin 1977.

Një fotografi e publikuar këto ditë i ka kujtuar Cimës momentet në fushat e blerta të futbollit, shkruan Indeksonline.

Ai ka komentuar fotografinë, ku ndër të tjerash ka thënë se para ndeshjes hante spec djegës që të ishte më i miri.

Ky është shkrimi i Cimës:

Ishte viti 1977 kur në atë kohë isha futbollist i Prishtinës , për disa nga ju që nuk e keni ditë që kam qenë edhe futbollist , dy fjalë për veten time…

Kam qenë futbollist temperament , shumë i shpejtë , sulmues me raste edhe mesfushor i djathtë , golashenues disa herë etj.. por ka pas edhe raste që në atë kohë per me kallxu veten qe jam ma i miri e kam hangër një specë të kuqë para lojës … dhe midis lojës m’ka rrok m’falni në shprehje Qkula dhe jam dashtë me i mar leje dy herë gjyqtarit të ndeshjes me shku në banjo , dhe herën e tretë kur i kërkova me shku në banjo ma dha karton të kuqë dhe më tha rri qatje në shole mos hajde ma hiq. ( Në foto janë edhe Agim Cana , Burim Hatipi , Nasurllah Shehu , Agim Zymi , Ismet Shufta dhe pjesa tjetër e ekipës kanë qenë serb).