Duke zëvendësuar 30 minuta të shikimit të televizionit me 30 minuta ecje, ju zvogëloni rrezikun nga vdekjet e hershme për 17%.

Një studim i bërë nga Revista Amerikane e Epidemiologjisë pohon se një zvogëlim i rrezikut nga sëmundjet të cilat shkaktojnë vdekje të hershme mund të arrihet përmes aktivitetit fizik, shkruan CNN.

Çdo aktivitet qoftë ecja, vrapimi apo ushtrimet fizike ndikojnë në zvogëlimin e këtij rreziku.

Studimi përfshiu informacione të 7.999 njerëzve të moshës 45 vjeçare duke e monitoruan aktivitetin e tyre nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Hulumtuesit përdoren këto informacione për të analizuar lidhshmërinë në mes të aktivitetit fizik dhe vdekjes.

Ata panë se aktiviteti fizik ishte i lidhur me disa përfitime në shëndet.

Ky hulumtim ishte i limituar, sepse hulumtuesit gjetën vetëm një lidhje në mes të aktivitetit fizik dhe vdekjes së hershme dhe ishte bazuar vetëm në metodën e stimulimit.

“Shpresojmë që këto hulumtime të ndihmojnë njerëzit të aktivizohen më shumë gjatë ditës”, tha Dr. Diaz, një nga pjesëmarrësit e këtij hulumtimi.

“Merr vetëm 30 minuta nga dita juaj, dhe zvogëlon rrezikun e vdekjes së hershme për 17%, kjo duhet te jetë inkurajuese për njerëzit,” shtoi ajo. /Gazeta Express