Kim Kardashian është një nga fytyrat më të komentuara nga bota e showbiz-it. Për paraqitjet e saj kujdeset grimeri me prejardhje shqiptare, Mario Dedivanovic, i cili grimon edhe shumë yje botërore.

Është një prej vajzave shqiptare të cilat kanë arritur famën ndërkombëtare me hapa galopantë. Por Mario edhe pse ka arritur këtë famë ndërkombëtare vazhdon të jetë mëse krenar për origjinën e tij dhe ka kontakte thuajse me të gjitha vajzat VIP shqiptare me fame botërorë.

Një ndër to është edhe Bebe Rexha. Kjo e fundit ka ‘tronditur’ rrjetin me foton e postuar së fundmi.

Bebe është duke realizuar këngën e saj të radhës Last Hurrah, por duket se skenat e kësaj kënge do të jenë mjaft provokuese dhe në foton e fundit ajo shihet në një dhomë ku në mur është i varur një kryq i madh.

Mirëpo poza që ka marrë Bebe në këtë foto provokoi shumë nga ndjekësit e saj.

Ajo tregon të pasmet gjigande e veshur me të brendshme latex, por përpos komenteve të shumta si positive edhe ato negative, bie në sy komenti në gjuhën shqipe i Marios.

“Vajzë e mirë” shkruan Mario teksa e shoqëron me disa emoji. Komenti direkt ka marrë reagime nga shqiptarët e shumë që pëlqyen foton e Bebes. Po juve si ju duk kjo foto e Rexhës?/intv.al/

SHPËRNDAJE