Moderatori Alban Dudushi gjatë një interviste në emisionin “Thumb” ka folur edhe për jetën e tij private.

Dudushi ka folur edhe për raportin, që ka me të bijën, Joelle.

Ai është pyetur nga dy moderatoret e këtij emisioni nëse vajza e tij i kishte rrëfyer ndonjë ngacmim që i është bërë nga djemtë.

Moderatori i është përgjigjur kështu:

“Ka qenë njëherë, më ka thënë për një çun që e ngacmonte dhe i kam thënë do ma tregosh kush është ai djali se do e takoj unë atë.

Dhe i mbushi mendjen tim vëllai që i thuaj babit të mos shkoj se më vjen turp pastaj mua.

Por ai nuk e ngacmoi më dhe natyrisht këto janë momente që ufff.”

Më tej Albania ka treguar se ai flet për të gjitha gjërat me vajzën e tij.