Adriana Lima është një ndër modelet më të famshme në botën e shoubizit.

Ajo kohë më parë bëri bujë të madhe në lidhje me romancën me shkrimtarin turk, Metin Hara.

Bukuroshja për pesë ditë gjatë verës qëndroi në rivierën turke të Bodrumit, ku u shoqëruar prej Harës.

Adriana Lima dhe Metin hara në jaht

Megjithëse ditë më parë u pa teksa puthej me Matt Harveyn, duket se braziliania e ka mendjen te turku.

“Do të takojë një ditë. Nuk do të dorëzohem”, ka shkruar Lima në llogarinë personale në Instagram teksa mban në dorë një shirit lëverdhë, ku figuron emri i saj dhe i Metinit.

Ndryshe, Adriana ka pohuar se ato ishin pesë ditë fantastike dhe që do ta vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm nëse do t’i premton koha.

Aktualisht 36-vjeçarja është duke marrë pjesë në projekte të ndryshme të modës duke qenë imazh i markave botërore të veshjeve.

SHPËRNDAJE