Definitivisht është mjaft e rëndësishme që të mos jeni të fokusuar tërësisht në fëmijën, pa marrë parasysh sa e vështirë që është, sepse ju do të lini në harresë se kush jeni dhe kush është në marrëdhënien tuaj.

Kur jeni me fëmijë të vogël mos mendoni gjithë kohës me të, por nëse është e mundur merrni një pushim nga puna dhe përqëndrohuni te bashkëshorti juaj.

Seksi është një pjesë e rëndësishme e një marrëdhënie dhe nëse ju e lini në “harresë” atë do të jetë tepër e vështirë për ta rimarrë përsëri por ndonjëherë mund të jetë dhe me pasoja pa e kuptuar se ju vetë mund të jeni shkaktare pa qëllim.

Por nuk ka asnjë mënyrë që ju mund të vendosni një afat kohor mbi të.

Dhe nëse mbas lindjes kini probleme, qoftë dhe dhimbje apo probleme me trupin tuaj,është e rëndësishme që të flisni me burrin tuaj për atë që jeni duke kaluar, kështu ai do ta dijë që ju nuk e keni lënë në harresë, por keni menduar për të.

Ai ka vendin e vet tek ju dhe fëmija ka vendin e vet.

“Gjithashtu, është e rëndësishme të dini se të bërit seks apo deshira e meshkujve , kur ju thotë, mos e merrni si presion që ai kërkon t’ju bëjë, por quajeni si diçka të mirë që ai përsëri pëlqen te ju. Jeni tërheqëse për të edhe pse jeni bërë një nënë.

“Është një çështje e ndjeshme, por kurrë mos mendoni se është e mençur që ta lini burrin dhe seksin mënjanë, se do të jetë tepër e vështirë dhe ndoshta dhe me pasoja për ta gjetur përsëri.