Këngëtarja e njohur rrëfeu historinë e trishtë këtë pasdite në emisionin “Rudina”, nofkën që e mori e të gjithë kujtuam se ishte e lidhur me peshën e saj.

Energjike dhe ekstravagante, padyshim që këngëtarja Big Mama është një nga personazhet më të pëlqyera të publikut shqiptar për karakterin e saj.

Gjithnjë shumë e qeshur dhe plot me batuta në bisedat e saj këngëtarja vodhi shpejt zemrën e publikut duke numëruar shumë ndjekës.

Ajo quhet Besiana ndërkohë që “Big Mama” është nofka e artit, të cilën ajo e ka shpjeguar si e ka marrë, megjithëse shumë pak prej nesh e dinim.

Këngëtarja e njohur rrëfeu historinë e trishtë këtë pasdite në emisionin “Rudina”, nofkën që e mori e të gjithë kujtuam se ishte e lidhur me peshën e saj.

Besiana u shpreh se:

Big Mama ma ka lënë shoku im i ngushtë i ndjerë. Unë isha 17-vjeçare, ai 18-vjeç. Lirakut i kam kushtuar edhe një këngë.

Kur dola për herë të parë në skenë me emrin e vërtetë, Besiana, nuk pati ndonjë impakt të madh.

Ndërsa një vit më vonë, pas ndarjes së tij nga jeta (në atë kohë ishte Nota Fest), viti 2004, impakti ishte i jashtëzakonshëm.

Vendosa të dal me këtë emër në kujtim të tij dhe në këtë mënyrë do ta kujtoj gjithmonë.