Kemi parë shumë koncepte të veturave të BMW, por ky koncept i fundit është më mahnitësi padyshim.

Modeli sportiv që është përgatitur nga Hoffy Automobiles është shumë i modifikuar, madje ka edhe një emër të ri: Mamba GT3.

Vetura me pamje shumë mbresëlënëse mund të ketë përditësimet e GT3, por me disa përmirësime shtesë që e bëjnë një bishë të vërtetë, transmeton GazetaExpress.

Kjo veturë është paraparë të ketë një motor 3.0, 710PS, ku përmes kësaj performance do të arrinte që brenda 3 sekondave të kapë 100kmh.

Koncepti i Hoffy Automobilies do të lansohet zyrtarisht në shkurt të këtij viti.