Ajo që prej shumë kohësh ishte thjesht një hipotezë, është konfirmuar nga shkenca.

Thellësia e Tokës është një fabrikë diamantësh.

Sipas analizave që janë kryer, diamantet krijohen në një thellësi prej 780 km në brendësi të planetit, në mantelin e poshtëm nën koren e Tokës.

Gjeoshkencëtarët specifikojnë se në atë shtresë gjendet dhe karboni i pastër.

Sipas tyre diamantet natyrorë janë në gjendje të transmetojnë informacione edhe nga thellësitë e mëdha, aty ku njeriu e ka të pamundur të eksplorojë.

Gjithashtu ata sjellin deri në sipërfaqe edhe papastërtitë në brendësi të tyre në mikro fragmente që mbërrijnë pikërisht nga vendi i origjinës, duke sjellë informacione mbi thellësinë në të cilën kristalizohen dhe proceset që pësojnë. /Klan Plus.

SHPËRNDAJE