Të humbasësh një punonjës të shkëlqyer është diçka e tmerrshme. Ka shpenzime të gjesh dhe trajnosh një zëvendësues.

Është gjithashtu pasiguria se si do t’ia dalë ky punëtorë i ri. Ka gjithashtu vështirësi me pjesën tjetër të stafit derisa të zëvendësohet vendi vakant.

Kemi parë shpeshherë revolta të punonjësve të pakënaqur.

Një ekzekutiv që merr një vendim që punonjësit nuk e pëlqejnë ose mendojnë se nuk është i drejtë.

Fillon me punonjësit që bashkohen përmes bisedave mbrapa dyerve dhe përfundon në një revoltë të plotë të tyre.

Këtu janë tre mënyra se si liderët më të mirë u përgjigjen trazirave:

1. Para se të merrni ndonjë vendim të nxituar, tregojuni punonjësve tuaj se jeni duke dëgjuar shqetësimet e tyre

Qëllimi i një negociatori është të zbulojë se cili është shkaku i zemërimit të personit tjetër dhe çfarë do ai që të ndodhë në të vërtetë.

Zbuloni arsyen kryesore të revoltimit të punonjësve tuaj. A është paga? A janë politikat e rritjes në detyrë?

A është kjo sepse drejtuesit trajtohen vazhdimisht më mirë se stafi poshtë tyre? Mos dëgjoni vetëm kërkesat, dëgjoni së pari pse ata janë duke u revoltuar.

2. Përsërisni vizionin e përbashkët që keni për kompaninë dhe merrni drejtimin

Në thelb, ju duhet t’i bëni të punësuarit që të kuptojnë vendimin që keni marrë dhe pse ky ishte vendimi më i mirë për vizionin e përbashkët të kompanisë.

Sigurisht, ju ende duhet të adresoni arsyen kryesore pse ata janë të revoltuar. Ju nuk mund t’u thoni atyre të qetësohen dhe të anashkaloni problemet e tyre. Kjo nuk ka se si të funksionojë.

Megjithatë, nëse vendimet tuaja nuk përputhen me qëllimet e kompanisë, atëherë gjërat vetëm sa do të përkeqësohen.

3. Fjalët i merr era. Pranoni problemin dhe veproni menjëherë

Kjo nuk është një lëvizje e lehtë për t’u bërë. Nëse nuk ndërmerren veprime, 2punonjës mund të kthehen lehtësisht në 10 ose më shumë në një afat kohor shumë të shkurtër.