Ndodh rëndom në çiftet e sotme që tradhtia të bëhet shkaku kryesor që një çift të ndahet.

Megjithatë ka nga ato femra që dinë ta përtypin një tradhti dhe të shpëtojnë marrëdhënien e tyre.

Enida Himaj

Kemi thënë shpesh që nuk do të na ndodhi diçka e tillë, por edhe nëse ndodh, ne ju rekomandojmë 10 mënyra sesi ta shpëtoni marrëdhënien tuaj pas një tradhtie.

Mos bjer në pesimizëm

Momentin e parë që një femër përballet me tradhtinë është dhe momenti më fatal. Do të bënit mirë nëse fajin për këtë tradhti mos t’ia faturonit vetes suaj, por partnerit tuaj.

Më e keqja tashmë ka ndodhur, shmangni pesimizmin dhe do të shikoni që dhimbja e tradhtisë do të filloj të pakësohet.

Mos bëni krahasime

Pas një tradhtie femrat janë të prirura të krahasojnë veten me rivalen e tyre. Sipas psikologëve e gjitha kjo çon në një mosbesim ndaj vetes.

Do të ishte e kotë të krahasoheshit me një femër tjetër në një moment të tillë.

Do të ishte më mirë të risillnit më pranë parimet tuaja, sesa të krahasoheni me femrën tjetër.

Merrni disa pushime

Ndonjëherë të shkëputesh nga realiteti bën mirë. Gjeni kohë dhe falim vetes disa pushime të shkurtra. Gjatë atyre ditëve do të keni mundësinë të rikompozoni edhe njëherë marrëdhënien tuaj.

Niseni nga e para

Me kalimin e viteve harrohen edhe detajet e para të një marrëdhënie. Nëse vendosni ta falni një tradhti, atëherë ju duhet ta nisni nga e para.

Të vizitoni vendin e takimit tuaj të parë, t’i thërrisni njëri-tjetrit me nofkat që thonit kur ishit ende në ditët e para të lidhjes suaj.

Mos ndrysho asgjë tek vetja

Shpesh herë femrat pas një tradhtie ndryshojnë pamjen e tyre, duke ja vënë fajin vetes në një farë mënyre.

Tregoni identitetin tuaj duke mos ndryshuar asgjë në trupin tuaj. Ju jeni po njëlloj edhe pas një fortune në marrëdhënien tuaj, zgjedhjen duhet ta bëj ai.

Dëgjoni partnerin tuaj

Edhe pse ai është fajtori meriton të dëgjohet në ato që ka për të thënë. Disa femra i quajnë justifikime, por në të vërtetë pasi gjithë fjalëve që ai do të thotë për tu shfajësuar, do të jetë arsyeja e vërtetë e tradhtisë së tij. Bëni mirë ta dëgjoni me shumë vëmendje.

Shmangu posesivitetit

Ndodh që pas tradhtisë femra të bëhet xheloze deri në ekstrem. Nëse keni vendosur ta shpëtoni marrëdhënien tuaj, sjellje juaj prej posesive nuk do t’ju ndihmojë aspak.

Lërini hapësirat e tij partnerit duke e lënë të kuptoj se keni besim tek ai, kjo do t’ju ndihmojë marrëdhënien tuaj.

Harroni

Shpesh herë është më mirë ta mbyllni temën e tradhtisë për të mos e hapur më kurrë. Do të jetë e kotë t’ia rikujtoni partnerit tuaj në çdo moment, në fund do të jeni ju që do të vuani kur kujtoni një tradhti të tillë.

Fokusohuni tek seksi

Seksi është zgjidhja e shumë problemeve në çift. Nëse bëni diçka për të ndryshuar për mirë jetën tuaj seksuale, tradhtia do të harrohet shumë shpejt.

Jepini partnerit tuaj kënaqësi seksuale se ju vetë e dëshironi, jo se duhet të konkurroni me ishin e tij.

Tradhtia nuk është fundi

Mjafton t’ia thoni këtë fjali vetes dhe do të kuptoni se është me të vërtet ashtu. Një marrëdhënie e fortë nuk ka pse të përfundojë pas një tradhtie.

Nëse dini ta menaxhoni lidhjen dhe të ruani dashurinë tuaj, tradhtia është vetëm një ëndërr e keqe në marrëdhënien tuaj.