Hudhra është një bimë e jashtëzakonshme dhe ka fuqi anti-bakteriale, parandalon të ftohtin, arteriosklerozën, sëmundjet e veshkave dhe forcon kapilarët e gjakut.

Në mjekësinë kineze, hudhra përdoret për një shërim total të trupit.

Në mëngjes fusni në gojë një thelpi hudhër, mbajeni në gojë për 30 minuta. Pështyma, bashkë me përbërësit e dobishëm të hudhrës, hyn në gjak, pastron kapilarët dhe nyjet limfatike.

Ndërkohë, hudhra ul gjakderdhjen orale dhe forcon mishrat e dhëmbëve.

Më pas hidheni pjesën e mbetur nga hudhra dhe lani dhëmbët. Nëse ende ndjeni në gojë shijen e saj, fusni një kokërr kafeje apo pak majdanoz.

Disa gllënjka qumësht, do e heqin tërësisht nga goja juaj erën e pakëndshme të hudhrës.