​Eleminimi nga Kupa e Mbretit dhe titullit të Spanjës nuk i’a kanë humbur shpresat lojtarit me te mire te vitit, Cristiano Ronaldo

Ai në një intervistë për Goal.com ka folur për ndeshjen e ardhshme ndaj PSG në Ligën e Kampionëve, ku tregon mënyrën si mund të kalojnë në çerekfinale.

“Ne do të luajmë kundër një skuadre të madhe me lojtarë të jashtëzakonshëm, të cilën e respektojmë pak”, u shpreh Ronaldo kur pranoi çimimin e lojtarit të vitit 2017 nga Goal.com.

“Por, ne kemi treguar se Real Madrid ka skuadër të fortë dhe grup të bashkuar, me shumë përvojë në këtë garë”, vazhdoi ai.

“Ne e dimë se duhet të jemi shumë të fokusuar dhe të luajmë dy ndeshje të mira për të vazhduar përpara në Ligën e Kampionëve”, tha në fund Ronaldo.

Real Madrid dhe PSG do të takohen këtë të mërkurë nga ora 20:45 në Santiago Bernebu.

SHPËRNDAJE