Stërvitja në shtëpi mund të jetë një detyrë e vështirë nëse nuk keni vullnet dhe motivim të mjaftueshëm.

Për t’ju lehtësuar këtë, ekspertët këshillojnë disa ushtrime për barkun që mund ti bëni në shtëpi në mënyrë komode. Ndiqni galerinë e fotove me shpjegimet përkatëse.

Plank- Është një ushtrim rezistence, por që ju ndihmon mjaft me muskujt e barkut. Mbështetuni në tokë në majë të gishtave të këmbës dhe bërrylave, dhe provoni të qëndroni sa më gjatë.

Russian Twist- Uluni në dysheme, mbajini këmbët bashkuar, dhe rrotullojeni bustin sa më shumë djathtas dhe rezistoni pak. Më pas përsëriteni majtas.

Mountain climber- Është ushtrim që vë në punë të gjithë muskujt. Merrni pozicionin tipik të push up, duart në tokë dhe duke shtrënguar muskujt e barkut lëvizni këmbët sikur po ngjiteni në mal

Stili gërshërë- Shtrihuni në dysheme dhe duart vendosini nën fundshpinë. Pa hequr krahët ngrijeni njëherë njërën këmbë, pastaj tjetrën e mbajini pezull në ajër për disa sekonda .Përsëriteni këtë ushtrim 25 apo 30 herë.

SHPËRNDAJE