Bëhet fjalë për artisten e madhe Adelina Ismaili, me muzikën e së cilës jemi rritur madje këngët e saj mbeten unike dhe pëlqehen akoma.

Ajo shquhet për stilin e veçantë e herë pas here arrogant, për muzikën e veçanërisht paraqitjet e zjarrta skenike.

Që një kohë është shkëputur nga muzika, ku edhe nuk presim një rikthim nga ana e saj, së fundmi e kemi parë të jetë e angazhuar si aktore në serialin vendor “O Sa Mirë”, si drejtoreshë e shkollës.

Por, ajo që mbetet po e njejtë nga Adelina është pamja e saj e mrekullueshme, që mesa duket e freskët është edhe tani si në fillimet e karrierës

SHPËRNDAJE