Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është dalluar si një besimtar i krishterë, por kohët e fundit flitet se ai ka kthyer besimin dhe tashmë është bërë musliman.

Futbollistët jemi mësuar t’i shohim të jenë edhe besimtarë të mëdhenj, pasi shumica e tyre para futjes në fushë, bëjnë kryqin, ose falen.

Thuhet se ka qenë ish-shoku i tij i skuadrës te Reali, Mesut Ozil, ai që i ka folur për fenë islame dhe Ronaldo e ka dëgjuar me vëmendje.

Një video e postuar në rrjetet sociale e dëshmon më së miri kthimin e Ronaldos.

Sulmuesi i Realit, i cili shihet bashkë me djalin e tij dhe një mik, dëgjohet teksa përshëndet në arabisht, ‘Selam Alejkum’ që është edhe përshëndetja kryesore e myslimanëve.

Video po shpërndahet me shpejtësi, ndërsa nuk dihet nëse Ronaldo e ka thënë se i është kërkuar nga dikush, apo se ashtu e ka ndjerë.

SHPËRNDAJE