Rita Ora do të këndojë në një koncert të organizuar nga Shteti, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka konfirmuar edhe vetë ardhjen në Kosovë, më 17 shkurt.

“Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

“Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita”, thuhet më tej në postimin e këngëtares.

E pas kësaj, Rites i ka komentuar një serb duke i thënë që ta ndryshoj këtë postim pasi që sipas tij Kosova nuk është shtet.

SHPËRNDAJE