Ndeshja mes Real Madridit dhe PSG, do të këtë në fushë lojtarë që së bashku vlejnë 1.6 miliard euro

Disa nga futbollistët më të shtrenjtë në histori të futbollit do të jenë të mërkurën në mbrëmje në fushën e ‘Santiago Bernabeut’.

Të dy Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi, kanë harxhuar shuma të mëdha që të arrijnë të kenë skuadra të tilla në dispozicion për të ecur lartë në garën e madhe të njohur si Liga e Kampionëve.

Real Madrid, për shembull ka harxhuar 469 milionë euro  për skuadrën prej 23 vetash që e ka në dispozicion në këtë ndeshje.

Real Madrid

Në anën tjetër PSG, ka harxhuar tre milionë euro më pak, duke blerë lojtarë në vlerë, 466 milionë euro.

Vlera e lojtarëve aktualisht dhe formacionet startuese

Natyrisht shumë lojtarë aktual janë blerë më lirë se sa kushtojnë tani, para disa vitesh.

Vlera e lojtarëve të Real Madridit llogaritet të jetë 853 milionë euro, ndërsa e PSG-së 756 milionë euro.

Formacioni i frikshëm i PSG-së

Vlera e lojtarëve që do të startojnë në këtë ndeshje, llogaritet të jetë 1.2 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër pritet të jetë në bankë.

Formacioni i Real Madridit me vlerat e lojtarëve që janë blerë

Formacioni i PSG-së me vlerat e lojtarëve që janë blerë

SHPËRNDAJE