Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që bashkëshortes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, të marrë pagë mujore prej 1 mijë eurove.

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin që bashkëshortes së ish-presidentit Rugova, Fana Rugova, t’i lejohet transfer i mjeteve financiare në muaj, në vlerë prej 1 mijë eurosh, raporton lajmi.net.

Po ashtu, asaj do t’i sigurohet edhe një veturë dhe drejtues automjeti.

SHPËRNDAJE