Mohammed Hashem – i cili flet haptazi për ateizmin, ishte ftuar në emision për të folur për këndvështrimin e tij për ateizmin.

Por, sapo filloi të flasë, prezantuesi i emisionit dëgjohet duke i thënë se ka nevojë për psikiatër dhe se patjetër duhet të lëshoj studiot e televizionit.

Mohammed ishte shfaqur në një televizion privat “Alhadath Alyoum”, por sapo filloi emisioni që përkthehej në gjuhën angleze nga Instituti për Hulumtime në Lindjen e Mesme – prezantuesi filloi ta sulmojë verbalisht dhe nuk e linte të shpjegonte qëndrimin e tij.

“Si mund të thuash ashtu? Kush të krijoi ty?

Kush ta mundësoi të jetosh si qenie njerëzore?”, dëgjohet prezantuesi duke i thënë të ftuarit.

Më poshtë videon:

SHPËRNDAJE