Ishte Robert Berisha ai që e nisi gjithë këtë ‘zënkë’ me Tunën.

Muaj më parë ai ishte i ftuar në emision tek Rudina Magjistari, ku habiti të gjithë me deklaratën e tij për Tunën, ku tha se as nuk donte ta shihte me sy, duke shtuar se ajo ka raporte të këqija me gjithë estradën.

Ndërsa vetëm tri ditë më parë, Tuna u shpreh se e vetmja gjë që ka vlerë për të është familja e saj, dhe asgjë tjetër.

“Për mua rëndësi ka familja ime, që do të thotë, unë, Patrisi, Tiani, të tjerët nuk kanë rëndësi.

Media i jep hapësirë çdo kujt, kështu që secili mund të thotë ç’të dojë, por unë nuk kam kohë të merrem me gjëra të tilla”, tha Tuna.

Por, të kthemi pas në kohë kur gjithë familja Berisha kishte raporte të mira, biles pikërisht Roberti me Tunën, ku i ftuar te Labi mendonte dhe një duet me Tunën.

Ai gjithashtu flet dhe për raportin e Tunës me Norën duke thënë se është më i miri në estradë.

SHPËRNDAJE