Ata zhvilluan ceremoninë në vilën Sait Halim Paşa Yalısı të Stambollit, ndërsa të pranishëm patën shumë të famshëm në Turqi.

Dy aktorët e njohur Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen u martuan në qershor të këtij viti në një dasmë përrallore buzë detit.

Ndërkaq aktori i njohur edhe për shqiptarët së fundmi thuhet se i ka bërë një surprizë bashkëshortes së tij.

Ai ka blerë një shtëpi të madhe në Solingen të Gjermanisë, aty ku jetojnë prindërit e aktores.

Ky gjest romantik i kushtoi aktorit të njohur plot 400 mijë euro.

SHPËRNDAJE