Vajzave të cilave iu kanë ardhur periodat që para moshës 12 vjeç janë 10% më të rrezikuara të pësojnë atak në zemër ose goditje në tru me kalimin e viteve, sugjeron një studim i ri.

Kjo duke e krahasuar me vajzat të cilat kanë qenë 13 vjeç ose në moshë më të madhe kur kanë pasur ciklin e parë menstrual.

Vajzat të cilat u kanë ardhur periodat herët janë gjithashtu më të rrezikuara që të kenë komplikacione gjatë shtatzënisë, të kalojnë më herët në menopauzë dhe të kryejnë histeroktomi (operacion për heqjen e mitrës) – të gjitha këto të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare, thonë shkencëtarët.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, nuk ofron ndonjë shpjegim për këto gjetje, transmeton revista Class. Megjithatë, shkencëtarët e shpjegojnë këtë me faktin që vajzat të cilat kalojnë në fazën e pubertetit që para moshës 13 vjeç janë dy herë më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru me kalimin e viteve duke qenë se humbasin më shumë gjak nga trupi.

Si pasojë, edhe niveli i oksigjenit që shkon në tru është edhe më i vogël, duke shkaktuar vdekje të indeve dhe rritur rrezikun për goditje në tru, paralajmërojnë ekspertët.

Autorët e këtij studimi, të publikuar te revista “Heart”, sugjerojnë vajzat të cilat nuk kishin mbushur akoma 12 vjeç kur iu kanë ardhur periodat të bëjnë më shpesh kontrolle të zemrës.

SHPËRNDAJE