Udhëheqësi i serbëve në Mitrovicë, Oliver Ivanoviq dhe kryetari  Bajram Rexhepi, u bashkuan me krerët e K-FOR -it në kremtim dhe u panë duke folur me njëri-tjetrin.

Oliver Ivanoviq  i vrarë mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës dhe Bajram Rexhepi i cili muaj më parë vdiq si pasojë e sulmit në tru, kishin pasur takime të ndryshme në Mitrovicë.

Një nga takimet e tyre në kohën kur Bajram Rexhepi ishte kryetar i Mitrovicës Jugore kishte ndodhur  gjatë kohës kur trupat marokene të KFOR-it po festonin përvjetorin e parë  të Mbretit të tyre, Mohammedi i Gjashtë, i cili erdhi në fron pas vdekjes së babait të tij, Hassan II.

Në videon e Associated Press, Ivanoviq madje shihet duke i puthur dorën vajzës së Bajram Rexhepit. /InfoPress

Shikoni pamjet:

SHPËRNDAJE