Elvana Gjata është ndër artistet më të suksesshme të estradës shqiptare.

Elvana Gjata numëron hite të shumta në repertorin e saj, me të cilat ka bërë për vete publikun.

Një këngë shumë e suksesshme nga Elvana Gjata është “Ku jeton dashuria”, e publikuar plot 11 vite më parë, me të cilën ishte paraqitur në festivalin “Kënga Magjike”.

Në një video të publikuar nga faqja e njohur “Artistët shqiptarë” në Instagram, shkëputur nga kjo këngë, nuk mungoi as komenti i modeles Oriola Marashi, e cila e vlerësonte lartë Elvanën.

“Kjo ishte fiksimi im kur ishte më e re dhe veshja e saj ishte gjithçka! E vetmja mbretëresh që s’i tha vetes kurrë mbretëresh”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Elvana Gjata është “Shade”, në bashkëpunim me Poo Bear, me të cilën mori mbi 1 milion klikime në YouTube.

SHPËRNDAJE