Majlinda Zekës çdo ditë e më shumë po ndihet sikur po ‘fluturon’ nga lumturia. 

Por, duke mos harruar dashurinë dhe lumturinë më të madhe, Roanin e vogël i cili po e mbush plotë jetë, shkruan Kosovarja.

Tërë këtë adrenalinë shpirtërore, Majlinda ka filluar ta ndiejë që kur vendosi të hedhë prapa krahëve të kaluarën e saj, për të cilën u përfol aq shumë e u dhanë versione nga më të ndryshmet.

Por, çuditërisht në postimet e saja që shpesh-herë dinë të jenë të nxehta, po e përndjek kjo pjesë e të kaluarës, pasi që i adresohen komente nga fansa të reperit Majk, si ish i dashuri i Majlindës.

Fati i saj i mirë është se, asnjë nga këto komente nuk është në disfavor të saj, përkundrazi lavdatat e reagimet pozitive ndaj saj habisin.

I fundit është edhe ky që mund të shihni në imazhet e reja të Majlindës, teksa i bën një koment mjaft të veçantë.

“Dhe une akoma vazhdoji te them qe ska mami me te bukur sesa ty ”, është komenti i njërit prej fansave të reperit.

Rikujtojmë se Majlinda u përfol për një romancë të re, por që si duket ka vendosur gjithçka të mbajë nën hijen e privatësisë./Kosovarja/

SHPËRNDAJE