Nje specialist i gjumit ka zbuluar dy gjerat qe duhet patjeter t’i shmangni nese doni t’ju zere gjumi shpejt.

Dr. Michael Breus, specialist i gjumit dhe autor i librit “The Power of When”, rekomandon:

Mos shkoni ne tualet, vetem nese e keni shume te nevojshme

Sipas Breus, rrahjet e zemres rriten menjehere sapo çoheni nga shtrati.

Pse ka rendesi kjo? Breus thote se rrahjet e zemres duhet te jene konstante ne menyre qe te kaloni ne gjendje te pavetedijshme (gjumi). Ato zakonisht jane rreth 60 rrahje ne minute.

Ndersa ngritja nga shtrati e forcon zemren te pompoje dhe rrahe me shpejte se 60 rrahje ne minute. Qe t’ju zere gjumi serish, rrahjet e zemres duhet te fillojne te ulen, gje qe nuk ndodh menjehere.

Mos e shikoni oren

Kur zgjohesh ne mes te nates dhe nuk te ze gjumi, instikti i pare eshte te kontrollosh oren dhe te besh llogari matematikore se edhe sa ore kane mbetur nga renia e alarmit te zgjimit.

Breus keshillon qe te mos e kontrolloni oren, por te perpiqeni te qetesoheni. Nese filloni te shqetesoheni e te levizni sa ne njeren ane ne tjetren, do ta keni te pamundur t’ju zere gjumi. Prandaj mos levizni dhe as mos mendoni kur do t’u zere gjumi.

SHPËRNDAJE