Luka Modric ka thënë se Topi i Artë i fituar nga ai, është dedikim për gjithë lojtarët e mirë që nuk kanë arritur ta fitojnë këtë trofe edhe pse e kanë merituar.

Mesfushori kroat do të mbahet mend si lojtari që i dha fund dominimit dhjetë vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në futboll.

33 vjeçari pas sukseseve me Real Madridin dhe Kroacinë, ka arritur të fitojë Topin e Artë, çmim ky që jepet nga France Football.

Modric, derisa po fliste pas këtij suksesi, ka thënë se ky çmim është për gjithë ata që e kanë merituar këtë, por që nuk kanë arritur ta fitojnë.

Trofeu që kam sot në dorë, është për Iniestan, Xavin dhe Sneijderin”, ka deklaruar Modric.

“Është për të gjithë që e meritonin dhe nuk e kanë fituar kurrë”.

SHPËRNDAJE