HNFY07 St. Moritz, Switzerland. 12th Feb, 2017. Albin Tahiri from Kosovo reacts at the finish line during the men's downhill event at the Alpine Skiing World Cup in St. Moritz, Switzerland, 12 February 2017. Photo: Michael Kappeler/dpa/Alamy Live News

15 shkurti është ditë e veçantë për Albinin, ku përveç garës ai ka edhe ditëlindjen e 29-të

Skitari kosovar, Albin Tahiri, nesër do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në PyeongChang 2018 të  Koresë së Jugut.

Ai fillon garën në ora 03:30 të mëngjesit me kohën tonë lokale në disiplinën e lëshimit e cila ishte paraparë të zhvillohej me 11 shkurt, por për arsye të erërave të forta është shtyrë për nesër.

Disiplina e lëshimit llogaritet më e mira për të, andaj urojmë që garuesi ynë i vetëm në LOD PyeongChang 2018, të marrë sërish një rezultat të mirë.

Të martën, në disiplinën kombinim alpin, Albini u rendit në vendin e 37-të nga 65 garues, gjë që u vlerësua paraqitje e suksesshme e tij. /IndeksOnline/

SHPËRNDAJE