Luana në fund të emisionit premtoi se do të rikthehet së shpejti me një projekt të ri.

​Emisioni i suksesshëm i Luana Vjollcës, ‘Shiko Kush Luan’, ka përfunduar mbrëmjen e kaluar, për të rinisur sërish ndoshta në tetor.

Teksa presim projektin e radhës nga Luana, na mbetet vetëm të analizojmë “Shiko Kush Luan”.

Nuk e dimë nëse e kishit vënë re, por Luana në 17 puntata të emisionit, ka mbajtur në qafë të njëjtën varëse.

Sado që ndryshonte veshjet, Luana i qëndronte besnike kësaj varësje me kryq.

Varësja floriri që qëndronte e ngjitur me qafën, nuk binte shumë në sy, por pasi e shikoje mirë, e kuptoje se ajo ka një vend të veçantë për Luanën.

Vetëm në rastet kur veshja ka qenë e mbyllur në pjesën e qafës, Luana nuk e ka vendosur, ose thjesht ia kanë mbuluar rrobat.

Por përveç Gentit dhe Manushit që kanë qenë prezent në çdo puntatë edhe varësja kryq e ka shoqëruar Luanën në këtë emision. Mbase kjo varëse i sjell fat bukuroshes së Top Channel./Class/

SHPËRNDAJE