Duket se modeli më i avancuar i Apple mund të hiqet nga shërbimi për shkak të disa problemeve.

Prej lansimit të tij, ka pasur shumë shkrime dhe raporte pozitive rreth iPhone X.

Sipas një raporti të ri të siguruar nga AppleInsider, analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, tha se shitjet e iPhone X kanë qenë zhgënjyese dhe se prodhimi i tij do të ndërpritet në verë.

Modeli i fundit – dhe i vetëm – i Apple që u anulua ishte iPhone 5C, në vitin 2014.

Apple është kritikuar për çmimin e lartë të iPhone X, i cili fillon nga 999 dollarë për modelin më bazik.

Kuo ka zbuluar planet e Apple edhe në të kaluarën dhe ka thënë se “mosinteresimi në Kinë rreth këtij modeli” është arsyeja kryesore e anulimit të tij.

Një nga veçoritë e celularit është teknologjia për njohjen e fytyrës, e cila ia mundëson përdoruesit që ta hapë celularin vetëm duke skanuar fytyrën, në vend të shenjave të gishtit.

Kjo veçori, megjithatë, u pushtua nga kritika të shumta pas një rasti ku një baba tha se djali i tij kishte arritur ta kalojë Face ID.

I njëjti problem u raportua edhe në Kinë vetëm pas një jave. Një grua atje kuptoi se mund ta hapte celularin X të koleges së saj duke përdorur njohjen e fytyrës.

Mendohet se iPhone X nuk është në gjendje t’i dallojë kinezët nga njëri-tjetri, por kjo është mohuar nga Apple, duke thënë se teknologjia e tyre është mjaft e saktë.

SHPËRNDAJE