Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, në janar të këtij viti ka dorëzuar pasaportat e tij, pasi nuk është bërë liberalizimi i vizave në vitin 2018, mirëpo ai ende ka mundësi udhëtimi ku të dojë.

Tahiri që njëherësh ushtron edhe profesionin e këngëtarit të muzikës tallava është i pajisur me pasaportë të Shqipërisë në maj të vitit të kaluar dhe ka të drejtë udhëtimi në gjithë botën, shkruan Gazeta Insajderi.

Pasaporta e tij e Shqipërisë i skadon në maj të vitit 2028 dhe atë nuk e ka dorëzuar ende ashtu siç ka premtuar.

Por deputeti Tahiri kishte mbajtur premtimin e dhënë se do t’i dorëzojë pasaportat e tij në shenjë solidarizimi me qytetarët e vendit shkaku i mosliberalizimit të vizave në vitin 2018.

Tahiri km 4 janar kishte dorëzuar pasaportat diplomatike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Këtë e kishte bërë të ditur vetë ai përmes një lidhje direket në rrjetin social Facebook.

“Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorëzuar në organet përkatëse Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! I falënderoj nga zemra ambasadat që më kanë pajisur me viza, por tani unë më nuk do udhëtoj jashtë Kosovës për shkak të dëshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan Liberalizimin e Vizave edhe në këtë vit që shkoi! Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës. Zoti e bekoftë popullin tonë! Me përgjegjësi, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, kishte shkruar Tahiri.

Kujtojmë se gjatë një seanca të mbajtur për demarkacionin deputeti Tahiri kishte marrë me vete pasaportat e tij dhe të familjarëve, kishte thënë se në qoftë se nuk kalon marrëveshja e demarkacionit, do t’i dorëzojë të gjitha ato dokumente udhëtimi.

SHPËRNDAJE