Pasardhësi i Galaxy S8 është përmirësuar në kamerë dhe dizajni i tij besohet se do të jetë pothuajse identik me S8.

Samsung ka në plan që të lansojë celularin Galaxy S9 në Kongresin Botëror të Celularëve muajin e ardhshëm.

VentureBeat tani ka publikuar disa fotografi të cilat mendohet të jenë të Galaxy S9 dhe S9+.

VentureBeat thotë se Galaxy S9 do të ketë një ekran 5.8-inç dhe do të ketë procesorin Snapdragon 845 në SHBA, me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë.


SHPËRNDAJE