Familja ka nevojë për harmoni dhe mirëkuptim në mënyrë që të jetë e shëndetshme, dhe një rol të rëndësishëm në krijimin e një ekuilibri të mirë luan marrëdhënia mes burrit dhe gruas.

Për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën e duhur, kemi propozuar disa kritere, dhe sigurisht pas tyre do të sjellim edhe për bashkëshortin tuaj!

Mos u bëni e bezdisur. Nëse do ta bëni këtë do të krijoni një çarje tek marrëdhënia juaj dhe do të përfundoni duke e bërë bashkëshortin tuaj t’ju shmangë.

Kriteret për të qënë një bashkëshorte e mirë!

E mbani shtëpinë të organizuar. Ashtu si gratë edhe burrat nuk e duan rrëmujën.

I jepni kohë të qëndrojë edhe vetëm por njëkohësisht i shprehni edhe dashurinë.

Tregohuni e sinqertë dhe komunikoni. Kjo është zgjidhja e çdo problemi.
Përshtatuni me njëri-tjetrin dhe mos shprehni se nuk keni gjëra të përbashkëta. Askush nuk lind i njëjtë me tjetrin por krijon interesa dhe dëshira të përbashkëta.

Zotëroni aftësi pozitive, tregohuni e dashur dhe e ngrohtë, i fitoni besimin duke i treguar se jeni e përgjegjshme.
Kujdesuni për veten.
Pranoni dhe respektoni shoqërinë e tij, por njëkohësisht bëhuni mikja e tij më e mirë.

I zgjidhni me zgjuarsi keqkuptimet mes jush, zgjidhni gjërat për të cilat ja vlen të diskutoni dhe eleminoni ato pa kuptim.

Tregohuni vetvetja, argëtohuni dhe e dëgjoni bashkëshortin tuaj. Këto detaje do ta bëjnë lidhjen tuaj edhe më të bukur.

E respektoni bashkëshortin tuaj, kjo është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie.

Krijoni një lidhje shumë të mirë intime. Marrëdhëniet seksuale janë shumë të rëndësishme.

Tregoni interes për interesat e tij dhe i ndani me të tuajat.

E vlerësoni atë që ai bën për ju. Edhe një fjalë “faleminderit” do të ndryshojë marrëdhënien tuaj.

SHPËRNDAJE