Ka disa rregulla të përgjithshme që mund të ndiqni për të arritur aty ku dëshironi.

Të gjithë duam të kemi sa më shumë ndjekës në Instagram, por thuajse asnjëri prej nesh nuk është gatitë sponsorizojë postimet e tij dhe të nxjerrë para nga xhepi, kur vjen puna për shtimin e followers-ave.

Disa prej tyre po ua rendisim më poshtë.

1. Përdorni shumë hashtage, tre ose katër prej të cilave të jenë të njohura për publikun e gjerë ndërsa pjesa tjetër të përshtatet me atë që ju kërkoni të tregoni.

2. Mos i lini postimet pa përshkrim. Përdorni diçka që përfshin një fjali të njohur, një pyetje si dhe përdorni emoji.

3. Postoni çdo ditë. Ndjekësit tuaj kanë nevojë të shohin të reja, ndoshta dhe më tepër se një herë.

4. Bëni like që të merrni.

5. Komentoni për një follow. Për të rritur ndjekësit, bëni komente tek audienca ku i nxitni për t’ju ndjekur.

6. Koha është flori. Postoni vetëm kur audienca juaj është aktive.

7. Follow për follow. Duhet të ndiqni vetëm njerëzit që ju ndjekin, hiqni personat joaktivë dhe mos ndiqni më shumë profile se sa ju ndjekin.

8. Jini origjinalë. Profili juaj duhet të ketë një temë të caktuar, në mënyrë që njerëzit të kenë arsye për t’ju ndjekur.

SHPËRNDAJE