Personazhi kryesor me emrin “Zhade” është sigurisht e paharrueshme për publikun dhe ndonëse kanë kaluar gati 16 vite nga ky serial, aktorja Giovanna Antonelli vazhdon të njihet ende si “Zhadja”.

41-vjeçarja deri në vitin 2016 luajti në filma e seriale kurse kohët e fundit i është përkushtuar familjes. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale ku poston shpeshherë foto dhe me pamjen që ka tani me siguri nuk do e njihni, shkruan xing.al.

Ndryshe nga VIP-at e tjerë që me lifting zhdukin rrudhat apo me makjazh mbulojnë rrathët e zinj të syze, aktorja ka zgjedhur të mos bëjë asnjë ndërhyrje estetike duke qëndruar natyrale e duke postuar shpesh foto pa makeup.

Giovanna është e martuar me regjisorin Leonardo Nogueira me të cilin ka dy vajza. Më poshtë ju sjellim disa nga fotot e saj të fundit.

81709-640-0-5a8367d2894db

81704-640-0-5a8367d285ba3

81706-640-0-5a8367d286084

81708-640-0-5a8367d286b3e

81707-640-0-5a8367d28626e

SHPËRNDAJE