Mishin e bluar është e rrezikshme ta mbani në frigorifer me ngrirje të thellë dhe më së miri është që fare të mos e ngrini.

Keni blerë më shumë mish të bluar, sepse ishte me ulje çmimi dhe keni vendosur ta mbani në frigorifer me ngrirje të thellë. Nuk është ide e mirë.

Afatet deri kur nuk bën të mbahet mishi në frigorifer nuk gjenden në asnjë paketim apo deklaratë, ndërkaq nëse do ta ngrini mishin nuk do të thotë që ai mund të qëndrojë ashtu me muaj të tërë.

Shkaku i kësaj është ky proces që zhvillohet në mishin e bluar: mishi bluhet, përzihet me ajër dhe ndikimi i oksigjenit vazhdon, ndërkaq bakteret me llojet e tjera të mishit bartin rrezikun e kontaminimit, sepse kur mishi ngrihet mikroorganizmat vetëm vdesin dhe pas shkrirjes mund të vazhdojnë jetën e tyre dhe të rrezikojnë shëndetin tonë.

Mishi gjatë bluarjes mbushet me ajër të cilin është shumë e vështirë të nxirret nga mishi, madje edhe me vakum, ndërkaq ai ajër nga yndyra e cila mund të përbëjë edhe deri në 30 për qind të mishit, krijon produkte oksiduese të cilat janë të dëmshme.

Njerëzit më vonë i fusin në organizëm dhe rrezikojnë të sëmuren.

Sa më gjatë të ruhet mishi i bluar në frigorifer me ngrirje të thellë, situata do të jetë edhe më e keqe.

Nëse para pak ditësh keni vënë mishin në frigorifer me ngrirje të thellë përdoreni sa më parë. Nëse mishi aty qëndron më gjatë se kaq, atëherë më mirë është ta hidhni poshtë.

SHPËRNDAJE