Zvicra është shpallur si “Vendi më i mirë” në botë për vitin e dytë radhazi, shkruan “The Local”.

Ky ishte vlerësimi i raportit të vendeve më të mira nga “US News & World Report”, kompania e marketingut “Y & R: dhe “Shkolla Wharton”, përcjell albinfo.ch.

Në këtë raport ishin përmendur pesë arsye pse është vendi më i mirë, si papunësia e ulët, një numër i çmimeve Nobel dhe një peizazh të jashtëzakonshëm.

Të gjitha janë të sakta, megjithatë, janë shtatë arsye tjera, pse Zvicra është vendi më i mirë në botë.

Arsyet e zgjedhura nga “The Local” janë:

  • Pjata më e mirë kombëtare – pasi kanë një ushqim shumë të shëndetshëm
  • Heroi më i mirë kombëtar – William Tell, edhe pse ka shumë diskutime për të, ai konsiderohet si heroi i vërtetë zviceran
  • Ushtria më e mirë – ushtria e Zvicrës nuk merr pjesë direkt në konflikte ndërkombëtare, por vetëm në misione paqeruajtëse
  • Instalimi më i mirë ushtarak – Zvicra ka fortesat më të bukura ushtarake në botë
  • Vendi më e mirë për filma spiun – Edhe pse autoritet zvicerane kanë bërë përpjekje të mëdha për të pastruar sistemin e tyre bankar dhe vetë zviceranët janë mërzitur për reputacionin si parajsa për përfitimet e keqpërdorura, për shkak të peizazhit, ruan pozicionin për të xhiruar një film spiun.
  • Sistemi më i mirë politik – pavarësisht kundërshtimeve, është një sistem i qëndrueshëm. Vendi ka një Këshill Shtetëror prej shtatë anëtarësh që vepron si ekzekutiv kombëtar. Të gjitha partitë kryesore janë të përfaqësuara dhe anëtarët votohen nga parlamenti, jo nga njerëzit.
  • Malet më të mira – Nuk ka asnjë dyshim.
SHPËRNDAJE