Mardhëniet mes Interit dhe çiftit Icardi janë acaruar në maksimum.

Së fundmi, klubi zikaltër ka gjobitur sulmuesin argjentinas me arsyetimin se po prish imazhin e tij me deklarata për largim.

Skuadra italiane i ka vendosur një gjobë të majme lojtarit, duke e paralajmëruar për masa edhe më të rrepta.

Inter e di se nuk mund ta mbajë edhe shumë gjatë në skuadër Icardin, pasi ai ka refuzuar kontratën e re.

Gjithashtu, zikaltërit mësohet se kanë shpallur agjenten dhe bashkëshorten e argjentinasit, Wanda Naran, si person të padëshiruar në klub.

SHPËRNDAJE