Quhet Dardan Gashi dhe është aktor.

Prej disa vitesh është dëshmuar si aktor i talentuar në shfaqje e projekte të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Edhe komedia po i shkon shumë. Roli i Hamdisë te “Çka ka shpija” ka marrë simpatinë e një numri të madh ndjekësish të kësaj serie televizive.

Dardani së fundi u vu në fokus edhe për shkak të jetës së tij private, devotshmërisë së tij ndaj fesë dhe gruas së tij me shami, shkruan “Kosovarja”.

Por, a keni ditur që Hamdia e ka edhe një pasion? Ai, është gjuetar dhe siç po shihet në foto, shpesh del me shokë për gjah.

A zë diçka? E di veç Dardani./Kosovarja/

SHPËRNDAJE