Adele Burns, 47-vjeçares skoceze  data 21 prill i doli të jetë ndryshe nga ditët tjera

Mamaja e dy fëmijëve mori dhuratë nga bashkëshorti i saj Campbell një kupon pranë një prej qendrave më të mëdha të bukurisë, në Glasgow, dhe mendoi se një prerje dhe lyerje e re ishin ajo që i duhej. Pasi kaloi më shumë se 5 orë në parukeri, ku iu nënshtrua 6 larjeve të njëpasnjëshme derisa arriti ngjyrën që kërkonte, u kthye menjëherë në shtëpi për t’u zgjuar ditën e nesërme në dhomën e një spitali.

Ajo nuk mban mend asgjë nga ajo ditë, përveç ndjesive të marramendjes që ndjeu pak para se të merrte në telefon urgjencën, e cila e gjeti gruan në gjendje shumë të rëndë. Pas diagnostikimeve të para, mjekët arritën në konkluzionin se 47-vjeçara kishte pësuar një goditje në tru që tashmë i ka marrë shikimin dhe i ka krijuar vështirësi për të folur dhe lëvizur. Nuk mund t’i japë më makinës, nuk mund të punojë, si dhe duhen trajtime të gjata rehabilitimi derisa të rifitojë plotësisht shprehinë.

SHPËRNDAJE