Kam nisur ta dua, por ajo rri me mua vetëm për seks

Unë jam i martuar, por jam duke bërë vazhdimisht seks me një femër tjetër.

Nuk kam qenë asnjëherë besnik ndaj asnjë gruaje, jam martuar në moshën 19 vjeçare vetëm për shkak se gruaja ime mbeti shtatëzënë.

Bëmë edhe tre fëmijë më vonë, por e tradhëtoja vazhdimisht dhe kështu u divorcuam. Fëmijët nuk më flasin.

10 vite më vonë u takova me partneren e sotshme. Kemi dy djem dhe një vajzë. E tradhëtoja edhe atë, por tani bëhet fjalë për një kolege të cilën e kam në punë, transmeton Indeksonline. Me të bëmë seks fillimisht në zyrë.

Gruaja ime kuptoi dhe kështu dola nga shtëpia. E di që e dashura ime e seksit ka ndjenja të forta për mua, por me siguri nuk është dashuri.

Jam i hutuar rreth lidhjes time me gruan meqë ajo më ka falur dhe unë u ktheva në shtëpi tek fëmijët. Por, gruaja ka shtuar shumë në peshë, deri sa e dashura që mendon se karriera është në rend të parë, ka një trup tejet të formësuar.

Përgjigja e psikologes:

E dashura jote mund të jetë e hollë dhe në formë, por nuk tingëllon sikur është e dashuruar. Edhe po të vendosje të ishe me të, sa kohë mendon se do të shkonte që ti sërish t`i gjuaje sytë diku tjetër?

Nuk është çështja se cilën ta zgjedhësh, puna është se ti nuk i përkushtohesh asnjëherë një personi, për shkak se mendon që “bari mund të jetë më i gjëlbër diku tjetër”, transmeton Indeksonline.

Para se të zgjohesh një mëngjes dhe të kuptosh se durimi i gruas tënde ka përfunduar, është më mirë të fillosh t`i përkushtohesh fëmijëve tuaj.

Ndoshta edhe gruaja juaj do të gjente vullnetin të kthente formën e trupit sikur ju të tregonit kujdes ndaj saj, transmeton Indeksonline.

Mundohu edhe të rregullosh marrëdhëniet me fëmijët e martesës së parë. Ata kanë vetëm një baba./Indeksonline/

SHPËRNDAJE