Juventus dhe Inter do të përballen në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Juventus dhe Inter do të përballen nesër (e premte) në “Allianz Stadium”.

Paulo Dybala ka premtuar se ai do të shënojë në derbin e Serie A, për të dëshmuar se është në formë të mirë.

“Dua të shënoj ndaj enterit të premten mbrëma”, ka thënë argjentinasi.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Inter është zhvilluar shumë në këtë sezon, andaj mendoj se ne do të tregohemi më efikas para gole.”

“Shpresoj që të shënoj nesër mbrëma, pasi dua të dëshmojë se jam në formë të mirë dhe që jemi në formë edhe më të mirë në këtë sezon”, ka shtuar më tej Dybala.

SHPËRNDAJE