Disa fansa fiksohen aq shumë pas një personazhi mediatik sa duan medeomos t`i ngjajnë edhe në tipare.

Në sajë të operacioneve plastike, disa prej tyre janë transformuar në personin që duan ti ngjanë.

Kështu ka ndodhur edhe me një vajzë 29 vjeçare, e cila ishte e fiksuar për t’i ngjarë Angelina Jolie-së.

Për t’u dukur si aktorja, Saba Tahar ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave pasi ka harxhuar shumë të mëdha parash për të realizuar operacione plastike në fytyrë dhe në trup, për t’u shndërruar në një Angelina Jolie të vërtetë.

Mirëpo duket se nuk ka shkuar ashtu siç ajo e kishte parashikuar.

Për të mos thënë se ka shkuar si mos më keq.

Vajza nga Irani është shpërfytyruar dhe komentues të shumtë e kanë quajtur “të frikshme”.

Pas ndërhyrjeve Saba nisi edhe një dietë të fortë për të arritur format trupore të aktores Jolie.

SHPËRNDAJE