Duket se komedia shpesh bazohet në situata të vërteta.

Shumë prej nesh mund ta kenë parë komedinë me tri episode “The Hangover”. Ky film bëri bujë duke treguar miqësinë e katër shokëve, të cilët pasi dehen me alkool, krijojnë situata nga më të pazakonta. Ata zgjohen në mëngjes duke e gjetur veten në vende të ndryshme dhe me shenja në trup.

Kështu i ka ndodhur dhe 26-vjeçarit, Dwayne Thompson nga Liverpuli i Anglisë.

Pas një nate të gjatë dhe konsumimit të alkoolit, i riu e ka gjetur veten në një kanal afër parkingut të autobuzëve.

Por, drama e vërtetë e tij ka qenë mungesa e një pjese të gishtit të mesit.

Ai është zgjuar me bluzën e gjakosur dhe me gishtin e prerë.

Por, ajo që është më dëshpëruese për djalin është fakti që nuk mban mend asgjë.

Ai kishte dalë me të dashurën e tij dhe me miqtë e saj dhe pas orës 10 të darkës nuk mban mend asgjë pasi kishte konsumuar shumë alkool.

Thompson ka punësuar një dedektiv dhe po kërkon të vërtetën se çfarë i ka ndodhur.

SHPËRNDAJE