Sisët gjithmonë kanë qenë simbol i rëndësishëm seksual, kështu që femrat me sisë të vogla shpesh nuk ndihen mirë me vetveten.

Edhe pse është konstatuar që sisët e vogla janë më të ndjeshme në prekje dhe që shumica e meshkujve nuk janë të preokupuar me madhësinë e tyre, shumica e femrave dëshirojnë t’i keni së paku pak më të mëdha.

Metoda për rritje të sisëve sot ka mjaft – ekzistojnë metoda kirurgjike dhe jokirurgjike – mirëpo nuk bën t’i harrojnë ato pa dhembje të cilat vetëm natyra na i ofron.

Mjeku popullor, Morris Massey në librin e vet “Bimët për bukuri” ofron receta për tri ilaçe bimore, të cilat mund të shtojnë sisët në mënyrë krejtësisht natyrale.

Lëpusha

Bima e quajtur lëpushë (Caltha palustris)në mënyrë shumë efikase nxit qarkullimin e gjakut. Me infuzion prej dy luleve bëni masazh sisëve, duke aplikuar kompresa dhe pini çaj lëpushe një herë në ditë.

Sherbela

Zini çaj sherbele (Salvia officinalis). Çajin përdoreni për kompresa, ndërsa fletët dhe lulet e sherbelës përdorni për masazh të sisëve. Gjithashtu është me rëndësi që një herë në ditë të pini çaj lëpushe.

Makthi

Nga farat e makthit (Helichrysum italicum), përgatitni larjen në vaskë, kompresa dhe bëni masazh sisëve me infuzion farërash. Një herë në ditë pini çaj nga kjo bimë.

SHPËRNDAJE